Ngjitu në krye

Zgjidhni formatin e fotografive sipas eventit

Një gjë është të bësh fotografi por një gjë krejt ndryshe është të zgjedhësh formatin me të cilat ato do të printohen. Ndikimi që ka formati është një element shumë i rëndësishëm për eventin tuaj, pasi lidhet në mënyrë të drejpëdrejtë me faktin se si do të ruhet ky kujtim nga pjesëmarrësit. Ne në Fotobox, i japim një rëndësi të veçantë formatit, duke kuptuar më qartë mënyrën se si ai mund të ndërlidhet me eventin.

1. Formatet 2×6 me 3 ose 4 fotografi

Formatet 2×6, janë ato që njihen në mënyrë më klasike si foto strip. Ky është një format standart fotografie i cili prihet në dysh duke ofruar mundësinë e ndarjes së kujtimit ndërmjet dy personave. Ky format mund të shërbejë për të dhënë një ide ndryshe të markës. Kombinimi me 3 ose 4 fotografi vjen në bazë të tipologjisë së markës ose shkrimeve që ju mund të keni dëshirë të përdorni. Qëllimi i këtij formati është të kapë disa foto në pozicione të ndryshme, duke ruajtur jo vetëm një kujtim por një eksperiencë totale në lidhje me eventin. Ky format është mjaft i thjeshtë për të mbajtur gjatë eventit nga pjesëmarrësit, duke krijuar ndjesinë e një dhurate të veçantë.

2. Formatet 4×6

Këto formate janë versionet klasike të fotografive. Megjithëse standarte në formë, ato mund të personalizohen tërësisht në përmbajtje. Kjo nënkupton që brenda këtij formati ju mund të organizoni fotot në mënyrën që ju dëshironi. Me Fotobox, ju mund të përdorni këtë format me 1, 2, 3, 4 ose më shumë foto. Në këtë format informacionet qëndrojnë në mënyrë më të dukshme. Në rast se dëshironi që eventit tuaj ti jepni idenë e luksit dhe mendimit të çdo detaji ky format mund të shoqërohet edhe me një mbajtëse fotografie, e cila mund të personalizohet sipas dëshirës së klientit.

3. Formatet katrore

Në ditët e sotme, me zhvillimin e rrjeteve sociale, gjithmonë e më tepër kemi një zhvillim të formateve katrore. Si rrjedhim e postimeve në Instagram, njerëzit kanë filluar të përshtaten me këtë format. Ajo çfarë sjell Fotobox si risi është mundësia e printimit të këtyre formateve katrore. Kjo formë është një mënyrë shumë interesante për të patur një foto përtej të zakonshmes. Në këtë mënyrë, në rast se dëshironi që eventi juaj të godasë në shenjë, përdorimi i këtij formati do të jetë patjetër një ndihmesë. Zbuloni më shumë në lidhje me formatet katrore të ofruara nga fotobox duke naviguar në menunën e formateve në faqen tonë.

Të gjitha këto versione formatesh ju ndihmojnë për të kuptuar më qartë mënyrën se si mund të përdorni Fotobox në eventin tuaj të rradhës. Në rast se ende keni paqartësi ose dëshironi të zbuloni më shumë për mënyrën se si kjo pajisje fantastike mund të përfshihet në eventin tuaj, mund të kontaktoni stafin tonë për të lënë një takim dhe për të diskutuar nga afër nevojën tuaj dhe mënyrën se si fotobox mund t’ju ndihmojë. Në përfundim, qëllimi i fotobox, është të krijojë një eksperiencë ndryshe për eventin tuaj.

Postime të ngjashme