Ngjitu në krye

Promovimi i markës tuaj me fotobox

Promovimi i markës tuaj me fotobox

Fotografitë janë një instrument i fuqishëm për të treguar një histori. Në ditët e sotme me zhvillimin e Instagram, Snapchat dhe shumë aplikacioneve të tjera në lidhje me foton, nuk është çudi që pajisjet photo booth to jenë rikthyer në trend. Megjithatë, ky është një trend që shkon përtej një foto dhe një argëtimi. Nëse bëhet në mënyrën e duhur, përdorimi i Fotobox mund të jetë një instrument i rëndësishëm e promovimit të markës tuaj.

1. Një lidhje afatgjatë me konsumatorët

Nëpërmjet përdorimit të pajisjes Fotobox, ju mund të krijoni një lidhje afatgjatë me klientët tuaj. Duke përdorur opsionin GIF të kësaj pajisjes, klientët mund të bëjnë disa fotot të ndërlidhura me produktin. Kjo është një mënyrë shumë origjinale për të mbajtur një lidhje të veçantë me markën. Me dëshirën për të qënë sa më kreativ, ato do të jenë pjesë e një eksperience unike marketing. Në këtë formë, tashmë ambasadorët e vërtetë të markës tuaj, janë ato persona që realisht e përdorin atë në jetën e përditshme. Kjo është një mundësi fantastike, që marka juaj të marrë maksimumin nga çdo event.

2. Më shumë të dhëna në një moment

Fotobox është një pajisje shumë e zgjuar që ndihmon biznesin tuaj. Nëpërmjet përdorimit të saj ju mund të përfitoni një databazë të vërtetë të dhënat. Pajisja mund të konfigurohet në mënyrë të atillë që klienti të ketë mundësi që të dërgojë foton e tij me e-mail. Në këtë mënyrë, ju do të keni të gjithë kontaktet online të klientëve tuaj. Gjithashtu në mënyrë shumë origjinale, pajisje mund të përfshijë edhe një pyetësor të shkurtër të klientët mund ti përgjigjen mbasi të bëjnë fotot. Në rast se marka juaj po prezanton një produkt të ri dhe ju duhet një feedback momental, nëpërmjet Fotobox mund ta regjistroni këtë informacion. Këto dhe shumë të dhëna të tjera e bëjnë Fotobox një instrument shumë të fuqishëm për markën tuaj.

3. Një kuptim praktik i produktit tuaj

Një ndër objektivat kryesorë që ka çdo ekip marketingu është që japë një shpjegim praktik se si mund të përdoret produkti i kompanisë. Ky shpjegim mund të bëhet vetëm në rastin kur klienti është i angazhuar me markën. Nëpërmjet Fotobox, angazhimi konsumator bëhet shumë herë më i lehtë, pasi përfshihet fotografia. Çdo person dëshiron ti shmanget një elementi promocional. Megjithatë çdo person ka dëshirë të provojë një eksperiencë të re. Duke qënë se eksperienca e ofruar nga Fotobox, është e shikueshme nga të gjithë, ajo bën të mundur që vetë konsumatori të pranojë të përfshihet.

Të gjitha këto arsye ju ndihmojnë për të kuptuar më qartë pse duhet të merrni fotobox për promovimin e markës tuaj. Në rast se ende keni paqartësi ose dëshironi të zbuloni më shumë për mënyrën se si kjo pajisje fantastike mund të përfshihet në eventin tuaj, mund të kontaktoni stafin tonë për të lënë një takim dhe për të diskutuar nga afër nevojën tuaj dhe mënyrën se si fotobox mund t’ju ndihmojë. Në përfundim, qëllimi i fotobox, është të krijojë një eksperiencë ndryshe për markën tuaj.

Postime të ngjashme