Ngjitu në krye

Marketingu i eksperiencës nëpërmjet fotobox

Marketingu i eksperiencës është një tendencë në rritje, që përfshin marketimin e një produkti apo shërbimi nëpërmjet krijimit të eksperiencave. Nëpërmjet kësaj forme marketingu konsumatorët angazhohen dhe krijojnë një lidhje emocionale me produktin apo shërbimin. Fotobox është i pari koncept që sjell këtë llogjikë në Shqipëri, duke u bërë të mundur bizneseve të krijojnë një eksperiencë unike me konsumatorët e tyre.

Kjo formë marketingu mund të zhvillohet lehtësisht nëpërmjet Fotobox, duke marrë në konsideratë një sërë eventesh ku bizneset kanë potencialin të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

1. Prezantimi i një produkti të ri

Në rast se keni një biznes dhe po mendoni një mënyrë unike për të bërë një prezantim të tij, pajisja Fotobox ju vjen në ndihmë. Duke marrë në konsideratë kombinimin e fotografisë dhe argëtimit, është e mundur që të gjithë pjesëmarrësit tuaj të bëjnë një foto me produktin. Në këtë mënyrë, konsumatorët jo vetëm do të kenë mundësinë të provojnë produktin por edhe ta mendojmë veten si model në një set fotografik. Imagjinoni rastin e një kompanie pijesh freskuese, e cila ka mundësinë që të krijojë mijëra ide dhe eskperienca se si mund të pihet produkti i tij. Nëpërmjet pajisjes Fotobox, konsumatorët do të ulin barrierat me më shumë lehtësi dhe do të binin dakort të provonin ide të ndryshme.

2. Promovimi i një ambienti

Në rast se biznesi juaj nuk ka të bëjë me një produkt konkret por me një ambient të caktuar si një hotel, restorant apo bar, është e rëndësishme që konsumatorët të krijojnë një eksperiencë me të. Një ndër sfidat kryesore në një promovim të tillë është angazhimi i pjesëmarrësve. Duke qënë se pjesa më e madhe nuk kanë lidhje ndërmjet tyre duhet një element që të angazhojë ato me ambientin. Fotobox ju ndihmon në këtë drejtim, duke krijuar një eksperiencë unike ndërmjet ambientit dhe konsumatorëve. Nëpërmjet personalizimit të pajisjes ju mund të bëni të qartë për konsumatorët eventit. Gjithashtu nëpërmjet formateve të personalizuara çdo foto e printuar do të shëndrrohet në një kujtim afatgjatë të promovimit.

3. Konceptimi i një shërbimi

Në rast se biznesi juaj ofron një shërbim, krijimi i një eksperience me konsumatorët mund të jetë çelësi i diferencimit ndaj konkurrencës. Nëse ju keni një biznes që merret me paraqitjen e jashtëme ju mund të përdorni Fotobox si një instrument për të nxjerrë në pah punën tuaj. Nëpërmjet ofrimit të një mbrëmje ku klientët mund të përfitojnë nga shërbimet e juaja, përdorimi i Fotobox mund të sjellë krijimin e një databaze me punimet e realizuara. Për shembull nëse ju keni një shkollë që ofron kurse parukerie, mund të realizoni një konkurs me nxënësit ku nëpërmjet përdorimit të Fotobox, të fotografohen të gjithë personat dhe të shpallet fitues një prej tyre. Në këtë mënyrë ju mund të nxirrni mjaft qartë idenë e shërbimeve që ofron shkolla, bashkë me aftësitë e fituara nga studentët.

Postime të ngjashme