Ngjitu në krye

Një mbrëmje mature e paharrueshme

Mbrëmja e maturës është një ndër kujtimet më të veçanta në jetë. Kjo ditë mbart në vetvete një domethënie shumë të rëndësishme. Ajo përfaqëson mbylljen e një kapitulli dhe hapjen e një tjetri. Për këtë arsye çdo djalë ose vajzë dëshiron që në këtë mbrëmje të mendojë më hollësi veshjen, ambientin, muzikën, menu-në dhe në përfundim edhe fotot. Pikërisht në momentin e fundit Fotobox, mund të sjellë një risi shumë të veçantë, duke e bërë mbrëmjen e maturës të paharrueshme.

Nëpërmjet Fotobox, është e mundur që çdo detaj i kuruar të fiksohet në fotografi. Çdo buzëqeshje, pozë apo foto argëtuese shtohet në arkivën e madhe të kujtimeve të maturës. Për më tepër, nëpërmjet Fotobox është e mundur që fotot të printohen në çast duke i marrë me vete.

Kjo risi sjell një argëtim për të gjithë maturantët. Secili prej tyre mund të zgjedhë pozat që dëshiron, miqtë me të cilët do të dalë në fotografi dhe kombinimin më të veçantë të animacioneve.

Animacionet vijnë në një gamë të shumëllojshme. Në rast se dëshironi të bëni një foto, argëtimi dyfishohet kur kombinohet me një buzëqeshje, kapele, papjon apo një palë syze moderne. Një kombinim i tillë, është tërësisht i personalizuar duke nxjerrë në pah kreativitetin e secilit prej miqve tuaj. Këto kujtime sjellin ndër vite jo vetëm idenë e një fotoje, por shpirtin dhe personalitetin e secilit prej njerëzve me të cilët keni ndarë një rrugët të jetës tuaj.

Të gjitha kujtimet e mbrëmjet së maturës fiksohet nga pajisja Fotobox, në mënyrë më perfekte të mundshme. Çdo kujtim përbëhet nga një set fotografish që mund të jenë në variantet tre ose katër pozash. Në secilën prej pozave është e mundur që të shikohet rezultati dhe të mbahen ato kombinime fotosh që janë më të veçantat. Në këtë mënyrë ju nuk keni pse shqetësoheni nëse do të dilni bukur në foto, pasi në çdo rast ajo mund të përsëritet mjaft lehtë.

Një arsye e rëndësishme që e bën Fotobox, përbërësin kryesor në mbrëmjen tuaj të maturës lidhet me detaje profesionale që ai përfshin. Kjo pajisje përmban një ndriçim profesional i cili ofron të njëjtën performancë që mund të krahasohet me atë të studiove fotografike. Ndërkohë sfondet profesionale të përdorura bëj të mundur që të gjitha fotot të mos humbasin asgjë nga fokusi dhe ndriçimi. Një kombinim i tillë sjell në jetë të gjitha ngjyrat dhe detajet e mbrëmjes së maturës.

Stafi është një element shumë i rëndësishëm që ka Fotobox. Ekipi “fotoboxer” ka një eksperiencë të gjatë për tju ndihmuar që ju të gjeni lehtësisht kombinimet e duhura të animacioneve dhe pozave. Ato kujdesen që çdo person të ketë mundësinë e bërjes së fotografive. Ato janë pjesë integrale e mbrëmjes tuaj duke u bërë palë me ju…aq shumë saqë bëhen edhe pjesë e kujtimeve 😊

Zbuloni eksperiencën Fotobox, duke kontaktuar me ne nëpërmjet e-mailet, telefonit apo rrjeteve sociale. Ekipi ynë do tju ndihmojë me kënaqësi për të përcaktuar paketën e nevojshme për mbrëmjen tuaj të maturës, në mënyrë që të merrni një eksperiencë të paharrueshme.

Postime të ngjashme