Ngjitu në krye

Pse duhet të merrni një fotobox në dasmën tuaj

Një nga tendencat më të fundit në lidhje me organizimin e dasmave është marrja me qira e pajisjeve photobooth. Kjo është një mënyrë e cila siguron mundësinë e fotografimit të të gjithë pjesëmarrësve në këtë ditë të veçantë.  Si një pajisje photobooth, Fotobox është gjithashtu një mënyrë mjaft argëtuese dhe interaktive që mund të ndihmojë për thyerjen e akullit ndërmjet prindërve, miqve, kushurirëve të largët, kolegëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Në rast se jeni duke menduar që ta bëni dasmën tuaj të veçantë më poshtë do të gjeni disa arsye pse duhet të merrni një fotobox në dasmën tuaj.

1. Nuk ka nevojë të manaxhohet prej jush

Në momentin që ju kontaktoni me ne për të rezervuar një pajisje fotobox, ju nuk merrni vetëm pajisjen për dasmën tuaj, por gjithashtu edhe shërbimin e stafit tonë të trajnuar dhe me eksperiencë që do të ndihmojë pjesëmarrësit. Stafi ynë do t’ju ndihmojë në gjetjen e pozicionit më të përshtatshëm të pajisjes bazuar në kërkesat dhe specifikat tuaja, do të merret me organizimin e animacioneve dhe përfshirjen e pjesëmarrësve në argëtimin e ofruar nga fotobox. Në përfundim të eventit, stafi ynë do të merret me çmontimin dhe largimin e pajisjes. Në këtë mënyrë fotobox është i vetmi aktivitet që gjatë mbrëmjes së dasmës nuk ka nevojë të manaxhohet totalisht nga ju.

2. Më pak i kushtueshëm sesa mendoni

Kur mendoni aktivitetet e dasmës, normalisht që mendja shkon në gjëra të kushtueshme. Ashtu sikurse fustanet, muzika apo fotografët janë gjëra cilësore dhe të kushtueshme. Në dallim me to, fotobox ka një kosto e cila ndërlidhet argëtimin dhe kujtimin. Nëpërmjet fotobox ju nuk paguani vetëm për të argëtuar njerëzit në dasmën tuaj, por gjithashtu për të ruajtur të gjithë argëtimin si një kujtim. Gjithashtu, duke qënë se fotobox, është një pajisje që ju ofron mundësinë të printoni foto pa limit në eventin tuaj, për herë të parë ju mund ti dhuroni diçka të personalizuar pjesëmarrësve tuaj që ta marrin me vete.

3. Personalizohet në mënyrë maksimale

Një tjetër arsye e rëndësishme pse duhet të zgjidhni fotobox për dasmën tuaj lidhet me nivelin e tij të personalizimit. Nëpërmjet fotobox, ju mund të personalizoni formatin në të cilën printohen fotot. Ndërkohë formati i përzgjedhur mund të personalizohet për tu përshtatur me tematikën e dasmës tuaj, duke dhënë detaje për ditën, vendin ose edhe emrat e tuaj. Personalizimi përfshin edhe vetë pajisjen fotobox, ku pjesa e mbrapme e tij mund të dizenjohet duke u përshtatur me tematikën e eventit. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi që ta përfshini mjaft natyrshëm fotobox në eventin tuaj.

Të gjitha këto arsye ju ndihmojnë për të kuptuar më qartë pse duhet të merrni fotobox në dasmën tuaj. Në rast se ende keni paqartësi ose dëshironi të zbuloni më shumë për mënyrën se si kjo pajisje fantastike mund të përfshihet në eventin tuaj, mund të kontaktoni stafin tonë për të lënë një takim dhe për të diskutuar nga afër nevojën tuaj dhe mënyrën se si fotobox mund t’ju ndihmojë. Në përfundim, qëllimi i fotobox, është të krijojë një eksperiencë ndryshe për dasmën tuaj.

Postime të ngjashme