Ngjitu në krye

Personalizoni animacionet sipas eventit

Personalizoni animacionet sipas eventit

Një nga avantazhet më të mëdha të Fotobox është mundësia e ndërthurjes së animacioneve. Gama e animacioneve mund të jetë shumë e madhe, megjithatë është e rëndësishme që disa koncepte bazë duhet të mbahen në konsideratë gjatë zgjedhjes së tyre. Në këtë drejtim, përcaktimi qartë i tematikës së eventit shërben për të përcaktuar se cila kategori animacionet mund të përdoren më shumë.

1. Tematika e eventit

Në bazë të tematikës së eventit, animacionet mund të ndryshojnë në mënyrë tërësore. Eventet mund të jenë të ndryshëm por në tërësinë e tyre ndërtohen mbi bazën e një tematike. Të tilla mund të përfshijnë një martesë, një babyshower, një përvjetor apo një festë fundviti të një kompanie. Duke përcaktuar qartë tematikën, bëhet më e thjeshtë përzgjedhja e animacioneve. Përgjithësisht, qëllimi i animacioneve është të lidhen me tematikën e eventit duke transmetuar mesazhe të cilat pjesëmarrësit kanë dëshirë ti japin më mirë me fotografi. Një avantazh i përdorimit të animacioneve me tematikën, lidhet edhe me pjesën e kombinimit të disa komunikimeve në një fotografi të vetme.

2. Ngjyrat e eventit

Përtej tematikës, një event karakterizohet edhe nga një set ngjyrash. Zakonisht në bazë të eventit edhe ngjyrat ndërlidhen. Eventet familjare karakterizohen më shumë nga ngjyra e bardhë, ato të biznesit nga ngjyra e verdhë dhe ato sezonale nga ngjyra e kuqe. Kuptimi i ngjyrave kryesore që do të përmbajë eventi ofron një ndihmesë në përcaktimin e ngjyrave të animacioneve. Në rastin e animacioneve ngjyrimet duhet të përfshijnë një kontrast të qartë me tematikën, duke theksuar imazhet dhe komunikimin që ato synojnë të përcjellin. Përcaktimi i këtij kombinimi jep një vlerë të shtuar për eventin.

3. Shprehjet e animacioneve

Elementi i fundit i rëndësishëm për tu mbajtur në konsideratë në lidhje me animacionet janë shprehjet. Çdo shprehje apo komunikim duhet të jetë i veçantë dhe të ndërthuret me eventin. Përgjithësisht shprehjet duhet të jenë karakteristike dhe të shkurtra. Çdo shprehje duhet të përmbajë disa ngjyra humori. Për të qëndruar më mirë me fotot e bëra, mund të shprehjet mund të kombinohen si pyetje përgjigje që pjesëmarrësit mund të bëjnë me njëri-tjetrin. Një mënyrë ndryshe e përdorimit të shprehjeve është në lidhje me krijimin e përcaktimeve.

Të gjitha llojet e animacioneve ju ndihmojnë për të shfrytëzuar në mënyrë maksimale Fotobox në eventin tuaj të rradhës. Në rast se ende keni paqartësi ose dëshironi të zbuloni më shumë për mënyrën se si kjo pajisje fantastike mund të përfshihet në eventin tuaj, mund të kontaktoni stafin tonë për të lënë një takim dhe për të diskutuar nga afër nevojën tuaj dhe mënyrën se si fotobox mund t’ju ndihmojë. Në përfundim, qëllimi i fotobox, është të krijojë një eksperiencë ndryshe për eventin tuaj.

Postime të ngjashme