Ngjitu në krye

Mënyra e zgjuar për të shpërndarë kujtimet

Mënyra e zgjuar për të shpërndarë kujtimet

Të zgjedhësh Fotobox, është një eksperiencë ndryshe në të gjitha drejtimet. Përtej çdo argëtimi dhe kënaqësie që përftohet gjatë eventit, Fotobox ju jep mundësinë për të marrë të gjitha fotografitë në një moment. Gjithashtu ju e vendosni vetë me kë do ti shpërndani duke patur kontroll të plotë tek albumi juaj fotografik digjital deri në 6 muaj nga momenti i eventit. Çfarë përfitoni më konkretisht?

1. Fotobox

Nëpërmjet plaftormës online të Fotobox, ju do të gjeni të gjitha fotografitë e realizuara nga Fotobox në formatin e tyre të printimit. Ky format vjen i shoqëruar me dizenjimin e eventit duke e kthyer këtë të fundit në një kopje digjitale të fotos së printuar. Në këtë mënyrë të gjithë ato miq, të afërm ose koleg të cilët gjatë eventit kanë kërkuar të marrin edhe versionin digjital të fotos mund ta përfitojnë shumë lehtë nëpërmjet këtij seksioni të albumit tuaj online. Ndërkohë ju mund tu siguroni atyre aksesin e drejtpërdrejtë nëpërmjet modalitetit “Guest” duke i kursyer kohën vetes për shpërndarjen. Gjithashtu ju mund të merrni një informacion të detajuar për fotot që shkarkon secili përdorues.

2. Originals

Në seksionin originals, ju do të keni mundësi të gjeni formatin e madh të të gjitha fotografive të bëra me Fotobox. Ky format vjen në përmasat standarte 4” x 6” dhe shumë lehtësisht mund të merret dhe të printohet me të njëjtën cilësi si një fotografi normale. Nga eksperienca jonë, këto formate janë shumë të kërkuar nga pjesëmarrësit. Ashtu sikurse më sipër edhe në rastin e këtij seksioni ju mund tu siguroni pjesëmarrësve aksesin nëpërmjet modalitetit “Guest” duke i kursyer kohën vetes për shpërndarjen. Gjithashtu ju mund të merrni një informacion të detajuar për fotot që shkarkon secili përdorues

3. Photograph

Në seksionin photograph, përfshihen të gjitha ato foto që fotografët tanë realizojnë gjatë eventit tuaj në ndërveprim me Fotobox dhe fotografitë e printuara. Ky është një seksion që përpiqet të kapë në foto argëtimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve me pajisjen. Në rastin e kompanive, ky seksion shërben më së miri për të dokumentuar eventin. Çdo imazh mund të përdoret në prezantimet marketing për detajimin e aktiveteve të planifikuara. Në rastin e eventeve familjare, këto foto shërbejnë më shumë për të shtuar kujtimet duke qënë një burim i dytë fotografish përtej Fotobox.

Të treja këto seksione mund të shkarkohen njëherësh, duke iu dhënë mundësinë që të merrni të gjitha fotot në një moment të vetëm. Në rast se ende keni paqartësi ose dëshironi të zbuloni më shumë për mënyrën se si kjo pajisje fantastike mund të përfshihet në eventin tuaj, mund të kontaktoni stafin tonë për të lënë një takim dhe për të diskutuar nga afër nevojën tuaj dhe mënyrën se si fotobox mund t’ju ndihmojë. Në përfundim, qëllimi i fotobox, është të krijojë një eksperiencë ndryshe për eventin tuaj.

Postime të ngjashme